Drita e shkroi historinë mbrëmë duke u bërë skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Gjilanasit fituan me rezultat 3:2 në udhëtim tek Differdange, ndërsa lojën e parë e kishin fituar 1:0 në shtëpi javën e kaluar, në rrethin e parë kualifikues të Championsit.
Kështu, Bardhekaltrit e prenë biletën për rrethin e dytë, shkruan “Gazeta Express”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kampionia e Kosovës mbrëmjen e mbrëmshme e konsideroi si të paharrueshme, ku u shkrua historia me shkronja të arta, ndërsa klubi i falënderoi edhe tifozët për mbështetjen kudo që luan, e edhe mbrëmë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Dritës në faqen zyrtare në Facebook. /Gazeta Express