Drita njofton për ndarjen me Florjan Smakiqin.
Klubi gjilanas zbuloi se portieri kosovar e ka gjetur një ekip tjetër dhe “Intelektualët” e pranuan kërkesën e tij për t’u larguar pas tri vjetësh qëndrimi në Gjilan, shkruan “Gazeta Express”.
“Florjan Smakiqi përfundon rrugëtimin me ne pas tre vitesh si bardhë e kaltër. Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë dikun tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese Smaki dhe paq fat”, shkroi Drita në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Smakiqi ishte pjesë Dritës në suksesin e fundit kur kjo e fundit u shpall kampione e Kosovës në edicionin 2024/25. /Gazeta Express