string(32) "drita-ndahet-me-ensar-huruglicen"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 11:00

Drita ndahet me Ensar Huruglicën

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 11:00

Drita është ndarë me futbollistin Ensar Huruglica.

Klubi gjilanas, pasi i ndau rrugët dje me Kastriot Selmanin, sot njoftoi për ndarjen me mesfushorin e deritashëm, i cili u shpall kampion me “Intelektualët”.

Bardhekaltrit e falënderuan Huruglicën për kontributin dhe i uruan atij suksese në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ensar Huruglica pas nje vit e gjysem përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Ensarit i është dhënë lamtumira në ndeshjen me bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Ensar dhe paq fat”, shkroi Drita në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Gjilanasit pritet të bëjnë ndryshime të tjera në ekip gjatë javëve në vazhdim, duke e përforcuar skuadrën, duke liruar futbollistë, por edhe duke i vazhduar kontratat me lojtarët në të cilët llogarisin. /Gazeta Express