Drita mëson kundërshtarin e ri, nëse bën mrekullinë dhe eliminon FC Kopenhagën - Gazeta Express
string(77) "drita-meson-kundershtarin-e-ri-nese-ben-mrekulline-dhe-eliminon-fc-kopenhagen"

Futboll

Gazeta Express

21/07/2025 12:14

Drita mëson kundërshtarin e ri, nëse bën mrekullinë dhe eliminon FC Kopenhagën

Futboll

Gazeta Express

21/07/2025 12:14

Skuadra gjilanase FC Drita ka arritur të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi ekipin luksemburgas FC (Differdange). Në rast kalimi të kësaj faze Drita do të luajë me fituesin e çiftit FC RFS (Letoni) – Malmo FF (Suedi)

 Pas një paraqitjeje shumë të mirë në të dy ndeshjet, ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani tregoi karakter, organizim dhe disiplinë taktike, duke arritur të kalojë më tej në këtë garë prestigjioze.

Drita siguroi kalimin tutje falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa në takimin e kthimit në Luksemburg, arriti të fitojë më rezultat 3-2 të mos lejojë që vendasit të ndryshojnë fatin e përballjes.

Në rrethin e dytë, Drita do të përballet me skuadrën e njohur daneze, FC Kopenhagen – një klub me eksperiencë të madhe në kompeticionet europiane dhe favorit i madh në këtë përballje.

Trajneri Ramadani: “Një sfidë e madhe, por ne jemi gati”

Pas shortit, trajneri Ramadani u shpreh i motivuar dhe realist për këtë përballje:

“Kopenhagen është një skuadër e fortë, me përvojë dhe cilësi të lartë. Por ne jemi të gatshëm për këtë sfidë dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kjo është një mundësi e madhe për futbollin kosovar dhe për ne si klub.”

Rëndësia e këtij kalimi për futbollin kosovar

Kalimi në rrethin e dytë dhe përballja me një klub të madh si FC Kopenhagen është një arritje historike për Dritën dhe futbollin në Kosovë. Kjo rrit jo vetëm prestigjin e klubit, por edhe vendin tonë në skenën evropiane, duke sjellë përfitime financiare dhe duke frymëzuar klubet e tjera për të arritur më shumë.

Në pritje të ndeshjeve të radhës

Në rast kalimi të kësaj faze Drita do të luajë me fituesin e çiftit FC RFS (Letoni) – Malmo FF (Suedi). Në rast që Drita eliminohet nga ky rreth ata do të luajnë në rrethin e tretë të Ligës së Europës. /GazetaExpress/