Drita llogaritet si ndër 15 klubet me mundësitë më të mira për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(100) "drita-llogaritet-si-nder-15-klubet-me-mundesite-me-te-mira-per-tu-kualifikuar-ne-ligen-e-konferences"

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 18:00

Drita llogaritet si ndër 15 klubet me mundësitë më të mira për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 18:00

Në sezonin 2024/25, Drita siguroi titullin e kampiones disa xhiro para përfundimit të kampionatit, duke fituar kështu epitetin e më të mirës së Kosovës për herë të katërt në histori.

Nga shumëkush, ky ekip i Dritës u cilësua si më i mirë i kohëve të fundit në Superligë, shkruan “Gazeta Express”.

Drita e Gjilanit do të nisë kualifikimet e Ligës së Kampionëve më 8 korrik ndaj Differdange. Pas një jave do të ketë ndeshjen e kthimit. Këto ndeshje i luan në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për garën më prestigjioze për klube në botë.

Në fazën e dytë – në rast se kalon – Drita do të ketë punë me Copenhagen, kampionin e Danimarkës.

E në rast se dështon aty, do të kalojë në kualifikimet e Ligës së Europës, në fazën e tretë. E, nëse dështon edhe aty, Dritën e pret play-offi i Ligës së Konferencës.

Aty, faqet sportive që specializojnë në statistika, bëjnë me dije se Drita do të ketë mundësi të mira për të arritur kualifikimin në fazën e ligës së këtij kompeticioni.

Sipas “Football Meets Data”, Drita ka 52% mundësi për të siguruar këtë arritje historike për klubin.

Ajo është ndër 15 klubet me mundësitë më të mëdha për të arritur në këtë fazë.

Drita është në një listë me klube si Nottingham Forest, Rayo Vallecano, Fiorentina e AZ Alkmaar./GazetaExpress/