string(94) "drita-le-prapa-festen-perforcohet-per-sezonin-e-ri-me-lojtarin-qe-luajtur-ne-zvicer-e-belgjike"

Sport

Gazeta Express

26/05/2025 16:41

Drita lë prapa festën, përforcohet për sezonin e ri me lojtarin që luajtur në Zvicër e Belgjikë

Sport

Gazeta Express

26/05/2025 16:41

Drita u shpallë kampione e Kosovës para disa javësh, teksa dje edhe zyrtarisht e mori trofeun.

Gjilanasit triumfuan për herë të katërt në histori në Superligën e Kosovës, kështu duke u bërë klubi i dytë me më së shumti tituj kampioni në Kosovë, pas Prishtinës.

Pas festës së bërë dje në Gjilan, skuadra bardhekaltër është ‘pasuruar’ edhe me një lojtar.

Bëhet fjalë për Liridon Balajn, të cilin Drita e zyrtarizoi gjatë ditës së sotme.

Balaj rikthehet në Kosovë pas disa aventurash në disa klube, teksa së fundmi djersiti fanellën e Skënderbeut në Shqipëri.

25-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të djathtë, derisa me Dritën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Balaj karrierë ka bërë edhe në Zvicër te Schaffhausen e Aarau dhe te Deinze në Belgjikë.

Liridon Balaj e ka djersitur edhe fanellën e kombëtares së Kosovës, në një ndeshje miqësore në vitin 2021, sa ishte trajner Bernard Challandes./GazetaExpress/