Drita largohet me një pikë të artë nga ‘Fadil Vokrri’ - Gazeta Express
string(51) "drita-largohet-me-nje-pike-te-arte-nga-fadil-vokrri"

Drita largohet me një pikë të artë nga ‘Fadil Vokrri’

Gazeta Express

12/07/2020 20:00

Është mbyllur ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

90 minuta lojë sollën dy gola, nga një për secilën skuadër, që në fund përfundoi 1-1.

Lexo Edhe:

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Armend Thaqi asistoi për Endrit Krasniqin që me një gol të bukur, e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Drita barazoi gjithçka në minutën e 80’ me anë të Astrit Fazliut që ia siguroi një pikë të artë Dritës.

Pas kësaj pike të marrë, Drita ka shkuar në kuotën e 65 pikëve, kurse Prishtina e katërta me 58.

Kështu, Drita ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për këtë sezon, që është titulli i Kampionit. /Gazeta Express/