Drita largohet me nder nga Europa: Eliminohet nga Celje - Gazeta Express
string(54) "drita-largohet-me-nder-nga-europa-eliminohet-nga-celje"

Sport

Gazeta Express

26/02/2026 20:36

Drita largohet me nder nga Europa: Eliminohet nga Celje

Sport

Gazeta Express

26/02/2026 20:36

Celje ka mposhtur Dritën edhe në ndeshjen e dytë të playoff-it të UEFA Conference League, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Takimi i parë në Prishtinë përfundoi 3-2 për Celjen, me golin e fitores në minutat e fundit, ndërsa ndeshja e dytë në Slloveni përfundoi po ashtu 3-2.

Golat për Celjen i shënuan Seslar në minutat e 19-t dhe 43-t, dhe Hrka në minutën e 23-t, ndërsa për Dritën realizuan Krasniqi në minutën e 26-t dhe Dabiqaj në minutën e 51-t.

Megjithëse Drita tregoi dy ndeshje shumë të mira dhe dinjitoze, nuk arriti të kualifikohej për në fazën tjetër të Conference League. Ekipi largohet nga Evropa kryelartë dhe me paraqitje që i japin shpresë për sezonet e ardhshme. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement