Drita kthehet në realitet - Gazeta Express
string(25) "drita-kthehet-ne-realitet"

Drita kthehet në realitet

Gazeta Express

29/09/2020 17:10

Pas eksperiencës evropiane, kampionia e Kosovës e nis të mërkurën sezonin e ri në Superligën e futbollit

Pas eksperiencës përrallore evropiane, ku e shkroi historinë, Drita do të kthehet këtë mesjavë në realitet.

Lexo Edhe:

Kampionia e Kosovës do ta nisë prej tash sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, në edicionin 2020/2021 deri tash janë zhvilluar tri xhiro, por Bardhekaltrit nuk kanë luajtur ende, për shkak të angazhimeve evropiane.

E Drita do ta luajë ndeshjen e parë sezonale të mërkurën, respektivisht në kuadër të xhiros së katërt.

Gjilanasit do ta presin Besën në stadiumin “Selami Osmani – Bezi”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 15:00.

Drita synon ta përsërisë sezonin e kaluar, kur u shpall kampione e Kosovës.

Natyrisht, ata shpresojnë të mos ndikojë lodhja pasi e patën verën të mbingarkuar, me pjesëmarrjet e tyre në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Gazeta Express/