Drita kryen detyrën ndaj Prishtinës së Re - Gazeta Express
string(41) "drita-kryen-detyren-ndaj-prishtines-se-re"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 15:01

Drita kryen detyrën ndaj Prishtinës së Re

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 15:01

FC Drita ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen që hapi javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit triumfuan në shtëpi me rezultat 3:0 ndaj Prishtinës së Re, shkruan Gazeta Express.

Golat për kampionen në fuqi të Kosovës i realizuan Albert Dabiqaj, Liridon Balaj dhe Arthur.

Me këtë fitore, Drita merr përkohësisht primatin në tabelë me 42 pikë, tri më shumë se FC Ballkani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet me 22 pikë në vendin e parafundit në renditjen tabelare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement