Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, duke vazhdar të mbajë primatin në renditjen tabelare.
“Intelektualët” prijnë me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani i vendit të dytë.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet në vendin e pestë me 40 pikë gjithsej.
Pa fitore u mbyll dueli mes Drenicës dhe Prishtinës.
Ndeshja pati plot gola, por jo edhe fitues, teksa rezultati në fushë ishte 2:2.
Me këtë barazim, Prishtina tani ka 42 pikë në vendin e tretë, ndërkohë Drenica ështtë e parafundit me 29 pikë.