Drita e synon kualifikimin historik sonte në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(64) "drita-e-synon-kualifikimin-historik-sonte-ne-ligen-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 9:45

Drita e synon kualifikimin historik sonte në Ligën e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 9:45

Drita do ta kërkojë sonte kualifikimin historik në garat evropiane.

Kampionia e Kosovës do të luajë në udhëtim me Differdange në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit e fituan betejën e parë me rezultat 2:1 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Drita e kishte mposhtur dy herë këtë ekip edhe në rrethin e parë kualifikues të Championsit.

Prandaj, trupa e Zekirija Ramadanit sonte do ta synojë fitoren e katërt ndaj ekipit nga Luksemburgu për ta parë veten në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Paraprakisht, deri aty kishte arritur dy herë skuadra tjetër kosovare, Ballkani.

Ndeshja mes Differdanges dhe Dritës do të luhet sonte në Luksemburg duke filluar nga ora 20:00. /Gazeta Express