Drita sonte e ka përballë një detyrë të vështirë, pasi do të ketë punë me kampionen e Danimarkës, Copenhagen.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionvëve, me ndeshjen e parë që është luajtur në Danimarkë, aty ku Copenhagen fitoi 2-0.
Vendasit fitonin me dy gola nga penalltia, të shënuar nga Mattsson në 20-minutëshin e fundit të ndeshjes.
Drita synon që t’i bëjë probleme skuadrës daneze dhe me ndihmën e tifozëve të tentojë të rikthejë rezultatin në të mirë të saj.
Te Drita nuk do të ketë asnjë mungesë, me Zekirija Ramadanin që do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë ndeshje të madhe.
Ndeshja e sontme do të luhet me fillim nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.
Nëse Drita do të eliminohet në këtë fazë, do të bie në Ligën e Evropës – në rrethin e tretë kualifikues.
Aty do të pres humbësin e ndeshjes FCSB – Shkëndija, me klubin shqiptar që ka fituar ndeshjen e parë 1-0 në Shkup. Kjo ndeshje luhet nesër në Rumani./GazetaExpress/
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...