string(54) "drita-e-ngrite-ne-qiell-trofeun-e-kampiones-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 18:49

Drita e ngritë në qiell trofeun e kampiones së Kosovës

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 18:49

Drita është duke e festuar titullin e kampionit që e siguroi shumë javë më parë.

Në kuadër të xhiros së 36-të, përkatësisht të fundit të Superligës së Kosovës në futboll, Drita të dielën fitoi 4:1 ndaj Feronikelit 74.

Arb Manaj i shënoi dy gola, ndërsa nga një Besnik Krasniqi e Raddy Ovouka. Sokol Kiqina realizoi golin e vetëm për Feronikelin 74.

Për Dritën është titulli i katërt në histori. Kampionatin e përfundojë me 74 pikë.

Feronikeli 74 përfundon kampionatin në vendin e fundit me vetëm 15 pikë. Edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë./GazetaExpress/