Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve - Gazeta Express
string(70) "drita-e-meson-rrugetimin-e-saj-ne-rast-eliminimi-nga-liga-e-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

28/06/2025 12:03

Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

Sport

Gazeta Express

28/06/2025 12:03

Drita gjatë sezonit 2024/25 u shpallë kampione për herë të katërt në histori të klubit.

Përveç që festoi titullin e kampiones, Drita iu gëzua edhe rikthimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kampionia gjilanase tashmë i ka mësuar dy kundërshtarët e parë në këto kualifikime.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fillimisht do të përballet me Differdange, kampionen e Luksemburgut.

Në rast se e kalon këtë pengesë, Drita do të kalonte në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku do ta presë short më i vështirë.

Drita – në rast kualifikimi – në rrethin e dytë do të përballej me Copenhagen, kampionin e Danimarkës.

Por, duke marrë parasysh skenarin më të keq – pra eliminimin nga rrethi i dytë – Drita do të luante në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Aty, Drita do të ishte pjesë e shortit në vazon jobartëse dhe do të luante ndaj humbësve të ndeshjeve:

Rijeka – Ludogorets

Zalgiris – Dynamo Kyiv

Pafos – Maccabi TA

RFS – Malmö

Zrinjski – Slovan Bratislava

KuPS – Olimpija

Në rast se Drita eliminohet edhe nga rrethi i tretë kualifikues i Ligës së Evropës, do të kalonte në play-offin e Ligës së Konferencës.

Duke marrë parasysh, në një rast edhe më të keq, nëse Drita do të eliminohej në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, do të kalonte në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës./GazetaExpress/