Drita e fiton minimalisht ndeshjen e parë ndaj Differdange - Gazeta Express
string(58) "drita-e-fiton-minimalisht-ndeshjen-e-pare-ndaj-differdange"

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 21:56

Drita e fiton minimalisht ndeshjen e parë ndaj Differdange

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 21:56

Drita e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampionia e Kosovës triumfoi minimalisht 1:0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa gjilanasit patën iniciativën e vazhdueshme.

Ishte Arb Manaj i cili realizoi në minutën e 73-të të takimit, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Më pas, ekipi mysafir pati inciativën dhe disa raste të mira shënimi, por ishte Faton Maloku që bëri disa intervenime të bukura.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Luksemburg.

Në rast kualifikimi, Drita do të përballej me Kopenhagën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.