Sot zhvillohet xhiroja e tretë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Kampionia e Kosovës, Drita do të ketë punë me ekipin irlandez, Shelbourne në Dublin, shkruan Gazeta Express.
Pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para, Drita do të synojë të shënojë fitoren e parë historike në këtë fazë të garave.
Shelbourne në anën tjetër pësoi minimalisht nga Shkëndija në xhiron e kaluar.
E ekipi tetovar, Shkëndija po ashtu do të jetë në aksion sonte.
Në shtëpi, kuqezinjtë do të ndeshen me ekipin polak, Jagiellonian.
Pas një fitoreje dhe një humbje nga Rayo Vallecano, Shkëndija kërkon rezultat pozitiv edhe sonte, për të mbetur të paktën në zonën e play-offit.
Të dyja këto ndeshje nisin me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...