Drita ka marrë një lajm të keq nga UEFA para ndeshjes se saj kundër Lienfield që do të zhvillohet nesër në Nyon të Zvicrës
Kampioni i Kosovës Drita ka marrë një lajm tepër të keq para ndeshjes me kampionin e Irlandës se Veriut në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori defansiv i kampionit kosovar, Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv në testet e UEFA-së për COVID-19.
Këtë lajm Drita FC e ka quajtur të tmerrshëm.
“E TMERSHME! Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi që në testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy diteve ka rezultuar negativ, por për shkak te kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet!”.
Drita është ankuar në UEFA-në në këtë rast derisa ka thënë se “UEFA po vepron me standarde të dyfishta”.
“E habitshme se çfarë po ndodhë, e habitshme se si UEFA vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund ti ndodhë njeë gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!”, thuhet në postimin e Dritës. /GazetaExpress/