Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama i është rikthyer boksit.
Rama është rikthyer në këtë sport fuqishëm me fitore, shkruan Gazeta Express.
Rama triumfoi në meçin ndaj boksieri nga Bjellorusia Dzmitry Atrokhau, që u zhvillua në palestrën “Leisure” të Londrës, një arenë kjo e njohur për duelet e forta në boksin profesionist.