Drilon Hazrollaj zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(51) "drilon-hazrollaj-zgjidhet-ylli-i-javes-ne-superlige"

Drilon Hazrollaj zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Gazeta Express

26/02/2024 12:24

Në fundjavën që sapo përfundoi, është mbyllur xhiroja e 22-të e Superligës në futboll.

E siç e do zakoni, Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall e ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Lexo Edhe:

Ky çmim për javën e 22-të i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj.

Ai ishte përcaktues në fitoren e ekipit të tij kundër Feronikelit 74, 2:1, me dy gola të shënuar (78’, 89’).

Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.