Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka thënë se nëse Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk tërheq vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë ata do të kërkojnë ndërhyrjen e organeve të drejtësisë dhe hetuesisë.
Sipas Dreshajt, mosshfuqizimi i këtij vendimi ka ngjallur dyshime tek Lidhja e Bizneseve se ZRRE-ja mund të jetë duke mbrojtur interesa të caktuara.
“Ne besojmë që nesër ZRrE-ja do ta tërheq një vendim të tillë i cili është i jashtëligjshëm, në të kundërtën ne si Lidhje e Bizneseve kërkojmë nga organet e drejtësisë, kërkojmë nga hetuesia që të merret me bordin e ZRrE-së, për shkak se një vendim i tillë edhe pse dita ditës po dëshmohet dhe kemi vendime të njëpasnjëshme nga organet e drejtësisë që po e vërtetojnë se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe ata po këmbëngulin për ta zbatuar dhe për mos ta shfuqizuar, atëherë kjo është një përgjigje sepse ne po dyshojmë dhe po mendojmë se ata janë duke i mbrojtur interesat e dikujt sepse përndryshe ky vendim është dashur të shfuqizohet”, ka thënë ai në Tëvë1