Dreri e ndjek nga pas, burri mbyllë veten brenda koshave të plehrave - Gazeta Express
string(67) "dreri-e-ndjek-nga-pas-burri-mbylle-veten-brenda-koshave-te-plehrave"

Gazeta Express

19/01/2020 13:43

Dreri e ndjek nga pas, burri mbyllë veten brenda koshave të plehrave

Gazeta Express

19/01/2020 13:43

Një burrë nga Anchorage, Ala., u bllokua në kasollen e koshave të plerave, pasi një drer i madh kurioz, e ndoqi nga pas derisa ai e kuptoi dhe u mbyllë brenda kasolles.

Në mëngjesin e 11 janarit, Curtis Phelps sapo kishte nxjerrë plehrat, kur ai vuri re me cep të zyrit se diçka po lëviste. Kur ai u kthye, doli të ishte një drer i madh, raporton FoxNews.

Lexo Edhe:

Duke ditur që kafshët mund të jenë aggressive, Phelps e mbylli shpejt veten përsëri brenda derës së kasolles.

Sipas gruas së Curtis, burri i saj menjëherë e thirri atë në telefonin e tij cellular, por ajo e injoroi thirrjen, duke menduar se ishte aksidentale.

“Nuk kisha të dhëna se e ‘keqja’ e kishte mbërthyer atje”, tha ajo për burrin e saj, raportoi Associated Press.

Curtis, duke mos ditur nëse ishte e sigurt për të dalë, më pas u përpoq të telefononte vajzën e tij 13-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në dhomën e gjumit. Edhe ajo e injoroi thirrjen e tij.

Gruaja më në fund u përgjigj në përpjekjen e tretë të Curtis për të telefonuar familjen e tij, kur në atë moment ajo kuptoi se ishte bllokuar në kasollen e plehrave.

Ajo i konfirmoi burrit që dreri i madh ishte larguar nëpër rrugë, duke lejuar Curtis të vraponte përsëri brenda shtëpisë.

Alaska man ducks into shed to avoid bull moose

An Alaska man taking a sack of garbage to his shed on Saturday found himself briefly trapped by a bull moose. A home security camera captured Curtis Phelps trapped inside the shed with the moose outside. (Jan.