string(96) "drenori-me-mire-te-shkohet-ne-zgjedhje-sesa-ti-jepet-kryeparlamentari-nje-partie-me-tre-deputete"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 7:16

Drenori: Më mirë të shkohet në zgjedhje sesa t’i jepet kryeparlamentari një partie me tre deputetë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 7:16

nalisti politik, Xhavit Drenori ka thënë se është kundër kërkesës së partive tjera që LVV-së të ndërrojë kandidaten për kryeparlamnetare dhe poashtu që Nisma Socialdemokrate të marrë postin e kryetarit të Kuvendit me vetëm 3 deputetë.

Sipas tij, kjo do t’ia humbiste vlerës garës demokratike zgjedhore.

Drenori në “InfoNata” thotë se personalisht më të arsyeshme e sheh shkuarjen në zgjedhje se të ketë raste të tilla.

“Nuk duhet të krijojmë raste kur një parti minore të përcaktojë kush e udhëheqë shtetin, sepse atëherë nuk vlerë gara demokratike zgjedhore. Personalisht, po ju thamë sinqerisht jam kundër. Si qytetar i këtij vendi më me dëshirë e shoh vendin në zgjedhje edhe pse nuk e kemi hiq luksin e asaj pune, sesa t’i jepet kryeparlamentari një partie me tre deputetë. Jam që në këtë shtet, kur të dalim në zgjedhje ai që i fiton zgjedhje e ka legjitimitetin e popullit  mi bë institucionet, kjo sa i përket konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Drenoni.

Ai ka thënë se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosje është duke vepruar drejt.

Drenori ka vlerësuar se sipas situatës aktuale, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.