Skuadra e Drenicës e ka konfirmuar largimin e trajnerit Megzon Visoka dhe asistentit, Robert Gjeraj.
Klubi ka falënderuar dyshen për bashkëpunimin, kurse ka njoftuar se ndarja erdhi me marrëveshje të dyanshme.
Dyshja në fjalë i ishte bashkuar Drenicës gjatë kësaj vere, shkruan “Gazeta Express”.
Drenica momentalisht zë vendin e dytë në tabelën e Grupit A të Ligës së Parë me 18 pikë, një më pak se Vëllaznimi në pozitën e parë.