Drenica reagon pas spekulimeve për sulm fizik ndaj trajnerit Gani Sejdiu - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

04/06/2020 13:02

Drenica reagon pas spekulimeve për sulm fizik ndaj trajnerit Gani Sejdiu

Futboll

Gazeta Express

04/06/2020 13:02

Klubi i futbollit Drenica ka reaguar përmes grupit zyrtar pas spekulimeve për sulm fizik të tifozëve drenicas ndaj trajnerit Gani Sejdiu, shkruan Gazet Express.

Së fundmi u spekulua se trajneri mitrovicas është sulmuar pas humbjes së thellë, 0:3 nga Prishtina në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin dhe sqarimin e klubit Kuqezi:

“Klubi Futbollistik ‘Drenica’ , njofton të gjithë opinionin futboll dashes dhe komunitetin sportiv, që nuk janë të vërteta pretendimet e disa mediave, të shkruara sot, që është sulmuar trajneri i KF Drenica, Gani Sejdiu të martën mbrëma.

KF Drenica, për hir të korrektësisë dhe informimit sa më të drejtë të opinionit, njofton se tifozët e klubit , ‘Shqiponjat e Zeza’, kanë qenë të revoltuar nga humbja e ekipit nga FC Prishtina, dhe normalisht kanë pasur pa kënaqësi, pasi që të gjithë do të donin që Drenica të kishte paraqitje më të mirë dhe t’i afrohej finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, por e theksojmë së nuk ka pasur asnjë sulm ndaj askujt e as trajnerit të KF Drenica.

Ka pasur diskutime normale dhe të arsyeshme të Kryesisë së KF Drenica dhe kryesisë së tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’, por asnjë lloj sulmi nuk ka pasur ndaj askujt.

Gjithashtu KF Drenica, njofton opinionin dhe të gjithë dashamirët e futbollit dhe të klubit, se ekipi ditën e mërkurë (dje) me 03/06/2020, ka zhvilluar përgatitjet normalisht pa asnjë problem. Pra pretendimet e disa mediave të lansuara sot(e enjte) nuk qëndrojnë.

Klubi, iu bënë serish thirrje si shumë herave të tjera, mediave që të jenë korrekte dhe të mos keq informojnë opinionin me lajme të pa baza, dhe para plasimit të informatave të tilla, mediat lutën që të komunikojnë me drejtuesit e klubit, për të marrë prononcime, ku klubi gjithmonë ka qenë i hapur dhe transparent me mediat. Andaj kërkojmë edhe njëherë nga mediat që të jenë më korrekte në raportimin e ngjarjeve dhe të kontaktojnë drejtuesit e klubit për të marrë informacione të sakta për para se të lansohen shkrimet në media.

KF Drenica, ka qenë dhe është gjithmonë e hapur të bashkëpunoj dhe të informojë mediat dhe opinionin në mënyrën me korrekte të mundshme, andaj kërkojmë mirëkuptim dhe korrektësi edhe nga ana e mediave. KF Drenica, Skenderaj, 04/06/2020”, shkruan klubi drenicas. /Gazeta Express/