Klubi i Futbollit, Drenica ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me 10 futbollistë në afatin kalimtar të janarit.
Viktor Kuka, Dren Loshaj, Xhihan Adili, Bleart Kastrati, Leon Kozi, Muharrem Musa, Ilir Çitaku, Ernis Dhimitri, Diego Armando Lopes Da Silva dhe Lukman Olayemi Hussein janë prurjet e reja të klubit drenicak.
Aktualisht, Drenica gjendet në vendin e shtatë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara dhe synimin kryesor e ka mbetjen në elitën e futbollit kosovar. /Gazeta Express/