Pasi u bë me pronarë të rinj, Drenica duket se do të sjellë edhe përforcime bombastike.
Kështu së paku lë të nënkuptojë një postim i tyre në “Facebook”, shkruan “Gazeta Exopress”.
Kjo pasi Drenica kërkonte apartamente me qera, me kërkesën që të jenë luksoze, për akomodimin e ardhjeve të reja.
Para disa ditësh u njoftua se Drenica është privatizuar dhe ka kaluar në duart e dy pronarëve, Faton Nezirit dhe një tjetër që është gjerman.
Drenica në këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit kosovar, pasi vitin e kaluar përfundoi në vendin e parë, në grupin B të Ligës së Parë.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...