Drenica nënshkruan me portierin e Kosovës që vjen nga Gjermania - Gazeta Express
string(63) "drenica-nenshkruan-me-portierin-e-kosoves-qe-vjen-nga-gjermania"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 18:40

Drenica nënshkruan me portierin e Kosovës që vjen nga Gjermania

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 18:40

Drenica ka realizuar një goditje të madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit të talentuar të Kosovës U17, Rion Meha, mëson Gazeta Express.

17-vjeçari vjen nga Ingolstadt (Bundesliga U19), ku ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij.

Në Gjermani, Meha njihet si një prej portierëve më premtues të brezit të ri dhe është renditur në top 5 portierët me perspektivë në futbollin gjerman.

Ky transferim shihet si një investim i madh i Drenicës për të ardhmen, por edhe një forcim i menjëhershëm për portën e skuadrës nga Skenderaj.