Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Gjilanit minimalisht 0:1.
Kjo fitore e ngrit Drenicën në vendin e parafundit me 25 pikë, kurse e lë Gjilanin në vendin e pestë me 36 sosh.
Fitore sot shënoi edhe Ferizaj që në udhëtim mposhti Malishevën me rezultat 1:2.
Me këtë fitore, Ferizaj ngritët në 26 pikë, por gjendet ende në zonën e barazhit.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet e katërta me 37 pikë.
E pa fitore mbeti edhe këtë xhiro Prishtina që në “Fadil Vokrri” barazoi 1:1 me Prishtinën e Re.
Tani, Prishtina ka 38 pikë në vendin e tretë, kurse Prishtina e Re bie në vendin e fundit me 23 pikë. /Gazeta Express/