Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit në udhëtim.
Ekipi nga Skënderaj triumfoi 0:1 me një gol të vonë, që i dhuroi ekipit tri pikë shumë të vlefshme.
Me këtë fitore, Drenica tani ka 11 pikë dhe momentalisht zë vendin e tretë në renditje, shkruan Gazeta Express.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Malisheva që në shtëpi triumfoi përballë Ferizajt me rezultat 3:1.
Kjo fitore, e largon Malishevën nga zona e rënies dhe tani renditet në vendin e gjashtë me shtatë pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Ferizaj zbret në pozitën e tetë me një pikë më pak