Drenica e ka regjistruar një fitore të madhe sot.
Skuadra nga Liga e Parë e mposhti Ferizajn e Superligës me rezultat 1:0.
Golin e fitores për Kuqezinjtë e shënoi Mohamed Ange Fofana në pjesën e parë, shkruan “Gazeta Express”.
Vendësit e ruajtën me sukses epërsinë dhe kapitalin përkundër faktit se luajtën me një lojtar më pak për më shumë se gjysmë ore shkaku i ndëshkimit me karton të kuq të Hamitit.

Paraprakisht, Llapi u bë skuadra e parë që e siguron gjysmëfinalen pasi e mposhti sot Malishevën në udhëtim me rezultat 1:0.
Ndërkaq, nesër do të luhen dy ndeshje të tjera çerekfinale.
Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet në Gjakovë, kurse Drita do ta vizitojë Prishtinën e Re.
Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.
Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.
Prandaj edhe ky trofe është mjaft i çmuar dhe i lakmueshëm për klubet kosovare. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...