Feronikeli 74 ka ndezur tifozët me një paralajmërim. Klubi nga Drenasi ka publikuar një video në faqen zyrtare, duke lënë të kuptohet për një transferim të bujshëm.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kosovës, Herolind Shala, i cili pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës.
Mesfushori me përvojë të madhe ndërkombëtare ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm të përfaqësueses së Kosovës në vitet e para të saj, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Afrimi i tij do të përbënte një përforcim të jashtëzakonshëm për Feronikelin ’74, që synon objektiva madhore në sezonin aktual.
Zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt, ndërsa rikthimi i Shalës në futbollin kosovar shihet si një nga lëvizjet më të bujshme. /GazetaExpress