Dren Abazi zbulon në “Kosherja” kombëtaren favorite në Europian, arsyeja është krejt e veçantë - Gazeta Express

Dren Abazi zbulon në “Kosherja” kombëtaren favorite në Europian, arsyeja është krejt e veçantë

Rozë

Gazeta Express

21/06/2021 13:11

Mbrëmjen e fundit të ”Kosherja” një nga të ftuarit ka qenë këngëtari i njohur Dren Abazi.

Pak para se t’i bashkohejë skeçit të Parodistit, i pyetur nga moderatorja Jona Spahiu, ai ka treguar se në kampionatin “Euro 2020” të futbollit bën tifo për skudrën e Zvicrës.

Lexo Edhe:

Arsyeja ka qenë krejt e veçantë pasi pjesë e kësaj skuadre janë shumë shqiptarë.

Përpara se të lë të shkosh, meqë jemi në këtë atmosferën sportive doja të pyesja, bën tifo me ndonjë kombëtare?”, e ka pyetur Jona.

Nuk është se e kam ndjekur shumë, por me të gjithë ata shqiptarë që ka Zvicra, unë jam për Kosovën e Zvicrës”, është shprehur Dreni.

Më tej, ai ka vazhduar skeçin me kitarë duke shkaktuar shumë të qeshura te publiku.