Dren Abazi, gjithmonë i veçantë - Gazeta Express
string(31) "dren-abazi-gjithmone-i-vecante1"

Dren Abazi, gjithmonë i veçantë

Gazeta Express

04/02/2020 12:59

Është pa diskutim një prej emrave më të veçantë në skenën e muzikës shqiptare.

Pa qenë fare komerciale dhe pa iu përshtatur masës, këngët e Dren Abazit kanë arritur t’i rezistojnë kohës dhe të jenë pjesë e repertorit të të gjithë atyre që e duan muzikën e mirëfilltë shqipe.

Lexo Edhe:

Kjo për faktin se krijimet e tij përbëjnë art e shpirt, derisa secili projekt që sjell është i kuruar deri në detajet më të vogla.

I tillë na erdhi edhe “Zjarr dhe akull”, këngë kjo e publikuar të dielën.

I ftuar në emisionin #gjesi në T7, Dreni tregoi detaje sa i përket realizimit të këtij projekti. E duke qenë detajist i madh, ai, po ashtu, tregoi edhe për arsyen se pse ishte shtyrë publikimi i tij për pak kohë.

Çdo realizim i një kënge është proces në vete, i cili do punë dhe e merr një kohë të caktume. Unë jam shumë kërkues, është e vërtetë, sepse gjithçka bëhet live edhe janë shumë instrumente, kemi të bëjmë me një grup jo të vogël të njerëzve të cilët hyjnë dhe dalin për me regjistru. Ndërsa sa i përket videoklipit, thjeshtë e kam neglizhu pak, të them të vërtetën, sepse njëherë ka qenë e planifikume me dal në dhjetor, masnej u shty, masnej hajde në janar dhe doli ma në fund në shkurt”, ka deklaruar Dreni. 

Viti që lamë pas ka qenë shumë aktiv sa u përket mbrëmjeve muzikore, duke mos lënë anash koncertin madhështor që pati në Prishtinë në kuadër të turneut “Mes yjesh”.

Kjo realisht ka qenë njëra prej arsyeve që Dreni nuk ishte shumë aktiv sa i përket krijimit të këngëve të reja. Por, sipas tij, gjatë këtij viti do të na sjellë edhe disa këngë të reja.

Ky vit është i pari që më gjen mu me disa këngë në sirtar, sepse unë zakonisht nuk jam shumë produktiv, nuk është që kam gjithmonë ndonjë këngë gati edhe i kom nja dy-tri këngë të cilat du me i vizuelizu, sepse përndryshe nuk kanë kuptim në ditët që po jetojmë”, është shprehur ndër të tjerash Dreni.

Projekti i radhës i kantautorit shqiptar pritet të publikohet pas 2 muajsh.