Drejtuesit të një kompanie farmaceutike i bie të fikët gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(106) "drejtuesit-te-nje-kompanie-farmaceutike-i-bie-te-fiket-gjate-nje-konference-per-media-ne-shtepine-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 19:21

Drejtuesit të një kompanie farmaceutike i bie të fikët gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 19:21

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten pasdite në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference të presidentit amerikan Donald Trump për barnat kundër obezitetit. Një përfaqësues i kompanisë farmaceutike Novo Nordisk është rrëzuar papritur pas Trumpit, duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit live.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, bëhet fjalë për Gordon Findlay, drejtues në kompaninë Novo Nordisk, e cila prodhon barnat e njohura Ozempic, Rybelsus dhe Wegovy.

Në momentin e incidentit, drejtori ekzekutiv i kompanisë Eli Lilly, David Ricks, u dëgjua duke pyetur “A je mirë, Gordon?”, ndërsa zyrtarët kërkuan që gazetarët të largoheshin nga salla. Trump u ngrit menjëherë nga tavolina e tij, ndërsa Dr. Mehmet Oz nxitoi për t’i dhënë ndihmë përfaqësuesit që kishte humbur ndjenjat.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi më vonë se personi është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë njoftimit për iniciativën ‘Most Favored Nations’, një përfaqësues i një kompanie farmaceutike ra të fikët. Njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë dhe gjendja e tij është e mirë. Konferenca për shtyp do të vazhdojë së shpejti,” tha ajo.