Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë e ANOC-ut, diskutohet çështja e boksit - Gazeta Express
string(86) "drejtuesit-e-kok-ut-po-marrin-pjese-ne-asamblene-e-anoc-ut-diskutohet-ceshtja-e-boksit"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/10/2021 17:33

Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë e ANOC-ut, diskutohet çështja e boksit

Sporte tjera

Gazeta Express

25/10/2021 17:33

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), që po mbahet në Kretë të Greqisë.

Drejtuesit e KOK-ut kanë shfrytëzuar rastin për të përmendur çështjen e boksit të Kosovës, delegacioni i të cilëve nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Beograd.

Lexo Edhe:

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, kanë diskutuar me drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për çështjen në fjalë, për çka kanë marrë premtimin se do të dalim së shpejti me reagimin dhe qëndrimin e tyre.

Po ashtu, drejtuesit e KOK-ut, janë takuar edhe me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, derisa takime ka pasur edhe me drejtues të Komitetit Olimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të Komiteteve tjera Olimpike.