Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë - Gazeta Express
string(72) "drejtuesi-i-prokurorise-se-pergjithshme-kemi-35-te-mungesave-ne-organike"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 12:01

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 12:01

Në vijim të prezantimit të paketës së qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, reaguan lidhur me zbatueshmërinë e rekomandimeve, duke vënë theksin te problemet strukturore dhe mungesat serioze në personel.

Çela nënvizoi se prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm nuk kanë kapacitetin e duhur për të përmbushur rekomandimet e qeverisë për shkak të mungesës së stafit.

“I rëndësishëm për ndjekjen e rekomandimeve do të jetë sidomos për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm plotësimi i organikave. Ngritja e seksioneve të posaçme dhe njësive të specializuara kërkon njerëz, pasi ende ne kemi 35% të mungesave në organikë, le të themi kjo relativizon shumë mundësinë e ndjekjeve të rekomandimeve”, deklaroi Çela.

Ai e konsideroi këtë si një pengesë të madhe për përmbushjen efektive të detyrave të reja që burojnë nga strategjia qeveritare për forcimin e hetimit penal dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Në vijim, Çela ngriti një tjetër shqetësim lidhur me infrastrukturën e dobët, veçanërisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjykatën e këtij rrethi, të cilën e cilësoi si emergjente.

E dyta që doja ta ngrija zoti ministër është një çështje që ka të bëjë me infrastrukturën, sidomos me prokurorinë Tiranë dhe me gjykatën e këtij rrethi, është çështje urgjente. Shpresoj në vijimin e përpjekjeve për një zgjidhje, pasi cilësia në ndjekjen e hetimeve lidhet edhe me sigurimin e kushteve të punës”, theksoi kreu i akuzës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement