Sevdail Tahiri, drejtor i Platformës mediale Albinfo.ch, në një shkrim autorial të publikuar sot ka folur për pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në zgjedhjet ne Kosovë dhe aktivizimin e tyre të vogël kur mbahen zgjedhjet në ndonjë vend tjetër, duke marrë shembull shtetin zviceran, shkruan Express.
Tahiri ka thënë se diaspora shqiptare vendos me votë për atë se kush e qeveris Kosovën, megjithatë thotë se e njëjta mungon në Zvicër, shtet ku kandidojnë shumë shqiptarë për të udhëhequr kantonte të ndryshme e për t’u bërë deputet.
“Të dhënat tregojnë se diaspora kosovare në Zvicër vazhdon të ketë interes për proceset politike në Kosovë. Mijëra qytetarë u regjistruan dhe votuan në zgjedhjet parlamentare të fundit, duke dëshmuar se lidhja me vendin e origjinës mbetet e fortë edhe pas shumë vitesh jetese jashtë tij. Në disa procese zgjedhore në Kosovë, vota e diasporës madje ka qenë vendimtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar dhe në ndarjen e mandateve parlamentare.Megjithatë, zgjedhjet lokale të mbajtura më 8 mars 2026 në disa kantone të Zvicrës treguan edhe një realitet tjetër: mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku jetojnë mbetet ende i kufizuar”, ka shkruar ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...