Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi, ky është “Lune” që u arrestua sot në Veri - Gazeta Express
string(88) "drejtues-i-mbrojtjes-civile-dhe-trajner-kikboksi-ky-eshte-lune-qe-u-arrestua-sot-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2023 13:49

Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi, ky është “Lune” që u arrestua sot në Veri

Lajme

Gazeta Express

13/06/2023 13:49

I arrestuari nga Policia e Kosovës sot në veri është i njohur për serbët e Kosovës.

Milun Lune Milenkoviç është trajner i kikboksit në veri të Mitrovicës.

Për arrestimin e kikbokserit ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sipas tij Lune është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviq, i njohur me nofkën Llune.

 “Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.