Drejtori sportiv i Bolognas e hedh poshtë mundësinë e shitjes së Arnautovicit, i cili po kërkohet nga Man Utd - Gazeta Express
string(108) "drejtori-sportiv-i-bolognas-e-hedh-poshte-mundesine-e-shitjes-se-arnautovicit-i-cili-po-kerkohet-nga-man-utd"

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 23:48

Drejtori sportiv i Bolognas e hedh poshtë mundësinë e shitjes së Arnautovicit, i cili po kërkohet nga Man Utd

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 23:48

Drejtori sportiv i Bolongas, Marco Di Vaio, ka theksuar se Marko Arnautovic nuk është në shitje, pavarësisht interesimit serioz nga Manchester United.

Djajtë e Kuq po kërkojnë të shtojnë veteranin austriak në sulmin e tyre këtë muaj, por oferta e tyre fillestare prej 8-9 milionë euro u refuzua shpejt nga “Rossoblu”, duke e shtyrë klubin anglez të përgatitin një tjetër ofertë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pavarësisht këmbënguljes nga “Djajtë e Kuq”, Bologna nuk është e interesuar të shesë 33-vjeçarin, i cili shënoi 14 gola në 33 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar.

Duke folur për “Italia 1”, Di Vaio tha se Arnautovic është i rëndësishëm për Bolognan.

“Nuk është e lehtë të luash në afatin kalimtar, po flitet shumë, ne duam të mbajmë Markon. Sartori, presidenti dhe Fenucci gjithashtu. Ai është në qendër të projektit tonë”, tha ai.

“Interesimi për të na bën krenarë, veçanërisht sepse ai ishte një ide e Sabatinit dhe e çuar përpara nga klubi për të realizuar një ëndërr, e cila ishte ta sillte këtu pas dy ose tre vjetësh në Kinë. Ishte një bast që ne fituam, ai u përgjigj në fushë dhe ne duam të ecim përpara me të. Ne nuk duam ta shesim atë, por të forcojmë skuadrën për të pasur një sezon të rëndësishëm”, shtoi Di Vaio.

Drejtori sportiv i Bolongas më pas komentoi nëse kishte një çmim për të cilin klubi do të ishte i gatshëm të shesë Arnautovicin.

“Nuk është çështje parash, ai është i paçmuar për atë që përfaqëson për ne. Ne duam të ecim përpara me të, sepse besojmë se ai mund të bëjë më mirë dhe të na ndihmojë të rritemi. Ai është gjithmonë i pari në stërvitje për të nxitur të tjerët, ai nuk ka asnjë çmim”, deklaroi Marco Di Vaio.

Ndryshe, Marko Arnautovic me Bolognan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/