Drejtori i Spezias zbulon detaje shtesë nga marrëveshja për transferimin e Kiwiorit te Arsenali - Gazeta Express
string(95) "drejtori-i-spezias-zbulon-detaje-shtese-nga-marreveshja-per-transferimin-e-kiwiorit-te-arsenali"

Sport

Gazeta Express

24/01/2023 23:34

Drejtori i Spezias zbulon detaje shtesë nga marrëveshja për transferimin e Kiwiorit te Arsenali

Sport

Gazeta Express

24/01/2023 23:34

Drejtori i Spezias, Eduardo Macia, zbulon se ata do të marrin një përqindje të tarifës së shitjes në të ardhmen të Jakub Kiwiorit si pjesë e marrëveshjes me Arsenalin.

Klubi londinez e zyrtarizoi të hënën transferimin e polakut, teksa u raportua se lëvizja u bë për 25 milionë euro, plus 5 milionë tjera në formë bonuseve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo nuk është e gjitha, pasi gjatë një konference për shtyp sot, drejtori i Spezia, Macia zbuloi se ka më shumë shtesa të përfshira.

“Ne kemi një përqindje të tarifës së shitjes në të ardhmen për Kiwior, por është informacion i rezervuar, kështu që nuk mund të them se sa”, tha ai.

“Arsenali është një nga 10 klubet më të rëndësishme në botë, në mënyrën se si drejtohet. Arsenali mund të shesë në përgjithësi te nëntë klube, në nivelin e Manchester City dhe Bayern Munich, dhe ne jemi gati të marrim pjesën tonë të vogël të kësaj mundësie”, shtoi Macia.

Kiwior është padyshim shitja më e madhe në historinë e Spezias.

22-vjeçari me “Topçinjtë” nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

“Tani e ardhmja është në duart e Jakubit, klubi dhe ekipi janë krenarë për këtë situatë, të gjithë ishin të lumtur dhe të motivuar, sepse tani lojtarët e dinë që mund të shkosh nga Spezia në Arsenal pa asnjë hap ndërmjetësues. Nëse ata japin gjithçka në fushë, mundësitë do të vijnë në rrugën e tyre. Ky është një mesazh si për skuadrën aktuale ashtu edhe për ata që duan të vijnë në të ardhmen”, deklaroi Eduardo Macia. /Gazeta Express/