Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Ismail Dibrani, priti në takim Komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Sipas një njoftimi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, takimi ishte pjesë e angazhimeve të rregullta që Komandanti i KFOR-it mban me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë.
“Ndërveprime të tilla kontribuojnë në mirëkuptimin e ndërsjellë dhe ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të besueshme midis KFOR-it dhe homologëve të tij”, theksohet më tej në njoftim.