Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë tregon arsyen e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/06/2020 7:23

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë tregon arsyen e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus

Lajme

Gazeta Express

30/06/2020 7:23

Në Komunën e Prishtinës mbrëmë janë konfirmuar edhe 41 raste të reja me koronavirus.

Kjo ka ardhur pas 100 testimeve që janë bërë në Prishtinë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se shumica e testimeve janë bërë në QKUK, kurse një numër i vogël i tyre në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Dje u konfirmuan edhe 41 raste të reja, 34 raste janë testuar në Klinikën Infektive, kurse 7 prej tyre janë testuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Kurse të shëruar sot i kemi 7 pacientë”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se numri i madh i rasteve është i pritshëm për shkak të lëvizjes dhe jetës normale që, sipas tij, po zhvillohet në kryeqytet.

“Me këtë numër të madh, pra shifrat që po rezultojnë ditëve të fundit janë të pritshme, për shkak të numrit të madh të rasteve aktive dhe jetës normale që po zhvillohet në kryeqytet. Prishtina në ditët e fundit ka regjistruar një numër të madh të rasteve me koronavirus”, ka thënë Gashi.