Drejtori i Qendrës së Kulturës e demanton Faton Pecin pas deklaratave për tualetet në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë - Gazeta Express
string(117) "drejtori-i-qendres-se-kultures-e-demanton-faton-pecin-pas-deklaratave-per-tualetet-ne-qendren-e-kultures-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 16:07

Drejtori i Qendrës së Kulturës e demanton Faton Pecin pas deklaratave për tualetet në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 16:07

Kandidati i GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë mbrëmë në një debat televiziv se tualetet e Qendrës së Kulturës në Mitrovicë janë të mbyllura dhe nuk mund të përdoren nga audienca që shkon në këtë qendër.

E për ta vërtetuar këtë, gazetarja e Mitropol ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka parë për së afërmi. Për këtë ka biseduar edhe me drejtorin e kësaj Qende, Naser Hajdarin.

Drejtori Hajdari ka thënë se tualetet janë të qasshme si nga stafi i Qendrës dhe Teatrit, ashtu edhe nga audienca sa herë ka organizime.

Për të dëshmuar këtë, drejtori Hajdari bashkë me gazetaren vizituan tualetet e kësaj qendre, ku së fundmi janë investuar mjaft shumë para nga Komuna dhe Ministria.

Sic shihet edhe nga pamjet, tualetet janë të qasshme nga holli i Qendrës, e madje kanë ndricim inteligjent si dhe cezma me sensorë.