string(132) "drejtori-i-qendres-se-beogradit-per-politike-te-sigurise-bia-e-ka-ditur-per-trajnimet-per-destabilizim-qe-u-bene-ne-serbi-rusi-e-beh"

Lajme

Gazeta Express

21/10/2024 12:47

Drejtori i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë: BIA e ka ditur për trajnimet për destabilizim që u bënë në Serbi, Rusi e BeH  

Lajme

Gazeta Express

21/10/2024 12:47

Autoritetet moldave njoftuan javën e kaluar se kishin identifikuar më shumë se njëqind të rinj që dyshohet se ishin trajnuar në Rusi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, për të destabilizuar vendin.

“Nuk duhet të çuditemi nëse ky lajm është i vërtetë”, tha Predrag Petroviq nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë

Ai kujton se në krye të BIA-s për një vit ka qenë Aleksandar Vulin, i cili është dekoruar nga shërbimet ruse, përveç tij është edhe Marko Parezanoviq, shefi i operacioneve në BIA, i cili sipas Petroviqit ka marrëdhënie të mira me Shërbimet ruse, dhe duke gjykuar nga raportet e mediave, Putini gjithashtu e dekoroi atë.

“Ne kemi njerëz në BIA që kanë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, dhe nuk duhet të jetë çudi nëse ajo “ka mbyllur sytë” ndaj këtyre operacioneve që janë kryer në Bosnje dhe Serbi”, beson Petroviq.

Në pyetjen se a ka mundësi që BIA dhe shërbimet tjera nuk e kanë ditur se në territorin e Serbisë po ndodhin operacione të tilla, Petroviq thotë se nuk ka mundësi të mos e kenë ditur, por, thotë, kanë heshtur.

“Sepse po të mos ishte kështu, Moldavia do ta kishte vënë në dukje dhe do ta falënderonte Serbinë për bashkëpunimin”, thekson Petroviq.

Kjo, vlerëson ai, komprometon qëndrimin e Serbisë, e cila po përpiqet të tregojë se është neutrale si në raport me Lindjen ashtu edhe me Perëndimin.

“Serbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE. Në këtë aspekt, është një rrethanë mjaft e pavolitshme për Serbinë. Ekziston edhe fakti që BIA dhe policia janë të përfshira në persekutimin e liberalëve rusë që jetojnë në Serbi”, kujton Petroviq.

Duke folur për pajtueshmërinë me rezolutat e BE-së, Petroviq kujtoi se Serbia nuk votoi pro rezolutës për Moldavinë, e cila sanksionon individë dhe grupe që marrin pjesë në destabilizimin e atij vendi në kurriz të regjimit të Putinit.

Siç tha ai, Serbia nuk dëshiron ta bëjë këtë me dëshirë, ndërsa Petroviq beson se po i afrohet Perëndimit pa dëshirë. “Vuçiq flirton me Perëndimin sepse duhet”, beson Petroviq.