Drejtori i policisë takohet me shefin e EULEX'it, flasin për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor - Gazeta Express
string(130) "drejtori-i-policise-takohet-me-shefin-e-eulexit-flasin-per-planifikimin-dhe-angazhimin-policor-ne-mbarevajtjen-e-procesit-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:02

Drejtori i policisë takohet me shefin e EULEX’it, flasin për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:02

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX’it Giovanni Pietro Barbano.

Ata kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë, ngritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe planifikimin dhe angazhimin policor gjatë procesit zgjedhor.

“Me datën 09.10.2025 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në një takim shefin e misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes aktuale të sigurisë në vend, si dhe për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për ta pasur një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku tanimë Policia e Kosovës veçse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore në aspektin e sigurisë.”