Policia ka njoftuar se drejtori Gazmen Hoxha e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në këtë takim është diskutuar për sigurinë në vend e bashkëpunimin mes Policisë dhe Ambasadës.
“Sot, më 12,06,2025, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, shkëlqesinë e tij, z. Olivier Guérot. Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë në vend, për bashkëpunimin e PK-së me Ambasadën e Francës dhe gjatë takimit u shfaqë gatishmëria që edhe në të ardhmen këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të ruhet dhe të avancohet në drejtim të synimeve të përbashkëta.”