Drejtori i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, me staf kanë pritur në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik të OSBE-së, Betram Wesling.
“Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, ka pritur në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik të OSBE-së, z. Betram Wesling. Në fillim të takimit, drejtori Pllana e falënderoi z. Wesling për vizitën e tij të parë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm mes Policisë dhe OSBE-së. Gjatë diskutimeve, palët trajtuan çështje që lidhen me Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi.”
Pllana e ka noftuar Wesling për masat që kanë ndërmarrë për të garantuar siguri dhe mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.
“Drejtori Pllana informoi gjithashtu mbi masat konkrete që Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor. Duke vlerësuar situatën aktuale, drejtori Pllana theksoi se rajoni i Ferizajt është i qetë dhe nën kontroll të policisë, gjë që krijon një ambient të sigurt për qytetarët. Nga ana e tij, drejtori i OSBE-së, z. Wesling, shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për të nisur projekte të përbashkëta me komunitetin, që synojnë rritjen e sigurisë dhe parandalimin e dukurive negative. Palët u pajtuan që bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojë, me theks në projekte të përbashkëta që lidhen me komunitetin, përmes fushatave të ndryshme me synim parandalimin e dukurive negative në shoqëri.”