Drejtori Klevis Qose bashkoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në një takim të veçantë, ku u diskutua mbi rolin e fesë në sistemin penitenciar. Të gjithë njëzëri theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve dhe duke sjellë qetësi shpirtërore në jetën e tyre.
Në këtë tryezë morën pjesë: • Z. Tauland Bica – Komuniteti Mysliman • Atë Nikolla Kodheli – Kisha Ortodokse Autoqefale • Dom Kreshnik Ivan – Kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës • Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj • Z. Ergjest Biti – Vëllazëria Ungjillore Drejtori Qose vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë përfaqësuesve, duke theksuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë, dhe se bashkëpunimi mes komuniteteve është një urë që lidh dhe forcon shpirtin.