Drejtori i Leverkusenit zbulon prapaskenat e “rastit Rashica” - Gazeta Express
string(59) "drejtori-i-leverkusenit-zbulon-prapaskenat-e-rastit-rashica"

Drejtori i Leverkusenit zbulon prapaskenat e “rastit Rashica”

Gazeta Express

22/10/2020 16:28

Bayer Leverkuseni ishte njëri prej klubeve të interesuara për Milot Rashicën në afatin e fundit kalimtar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mirëpo, klubi gjerman nuk arriti ta transferonte yllin kosovar, për të cilin u dorëzua vetëm në momentet e fundit të afatit.

Në fakt, 24 vjeçari ishte pranë transferimit në Aston Villa, por pasi ky kalim dështoi, në opsion të parë ishte Leverkuseni.

Mirëpo, ky klub e kërkonte përfaqësuesin kosovar në formë huazimi, kurse Werder Bremeni dëshironte ta shiste përfundimisht vushtrriasin.

Drejtori sportiv i Leverkusenit, Rudi Voller i ka zbuluar ato që ndodhën në ditët e fundit të afatit kalimtar në mes të palëve.

“Ne donim ta merrnim, por Werderi insistonte qe një kohë vetëm për ta shitur”, thotë ish-përfaqësuesi gjerman.

Dy klubet nuk ishin dakord sa i përket mënyrës së transferimit të lojtarit.

“Vetëm në ditët e fundit na është prezantuar një opsion, por çështja mbeti e vështirë dhe e ndërlikuar. Në fund nuk arritëm marrëveshje. Thjesht, nuk funksionoi”, shtoi Voller për mediumin gjerman “Kicker”, përcjell Gazeta Express.

Sidoqoftë, Leverkuseni nuk është dorëzuar ende për Rashicën.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses mund të përfundojë në këtë klub në afatin kalimtar të janarit.

“Të tria palët ishin të zhgënjyera. Mirëpo, pas dy muajsh e gjysmë do të hapet afati kalimtar. Ne nuk e kemi hequr Rashicën nga opsioni. Por, në të njëjtën kohë nuk është e thënë se do të arrijë në janar, nuk është e lehtë të ndodh”, përfundoi Voller.

Rashica kishte edhe oferta të tjera, ndërsa një kohë gjatë verës e donte edhe Leipzigu.

Miloti i realizoi 8 gola në 28 ndeshje kampionale sezonin e fundit me Werderin, duke e ndihmuar që ta evitojë rënien nga Bundesliga.

Futbollisti ofanziv i krahut pritet të largohet nga Bremeni në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/